Ora News – Gazifikimi i Shqipërisë do bëhet nga italianët, ‘Albgaz’ marrëveshje me ‘Snam’

4



Subscribe në Ora News këtu
Kompania shtetërore shqiptare e gazit Albgaz dhe ajo italiane SNAM firmosën në Tiranë marrëveshjen e krijimit të një shoqërie të përbashkët e cila do të ketë si objektiv mirëmbajtjen e tubacionit të gazsjellësit TAP për pjesën që kalon në territorin e Shqipërisë.

Administratori i Albgaz, Arbër Avrami, u shpreh se kjo marrëveshje do të sjellë vetëm në fazën fillestare rreth 60 punonjës dhe miliona euro investime.

Arbër Avrami: Parashikon të punësojë në fazën fillestare 45-60 punonjës, të gjithë të kualifikuar në asetet e SNAM në Itali dhe në vijim në vet asetet e TAP në Shqipëri duke nisur nga Korriku 2018 deri në Korrikun e 2019. Pra, aktiviteti pritet të fillojë menjëherë pas tre apo katër javësh.Volumet fillestare të shërbimeve pritet të jenë fillimisht 4-6 milion euro në vit.

I pranishëm në këtë aktivitet, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, u shpreh se kompania shqiptare Albagaz do të përfitojë mjaft nga kjo marrëveshje.

Damian Gjiknuri: Ne na mungonin eksperiencat, kërkohej që të kishim një partner ndërkombëtar. Jemi të lumtur që zgjidhëm SNAM-in e Italisë dhe tanimë fusim një shërbim të ri në Shqipëri. Pra, një kompani shqiptare bashkë me kompaninë italiane por që në përspektivë e gjithë kjo dije e njohuri do ti transferohet kompanisë shqiptare do të jetë në gjendje të ofrojë një shërbim të mirënjohur nga pikëpamja ndërkombëtare
I pranishëm në ceremoninë e firmosjes, Ambasadori italian Alberto Cutillo shprehu kënaqësinë për këtë marrëveshje që u firmos midis dy enteve.

Shoqëria e përbashkët e krijuar nga Albgaz dhe SNAM ka filluar tanimë negociatat me TAP-in për kontratën/marrëveshjen e shërbimeve operacionale dhe të mirëmbajtjes.

Brenda vitit 2019 pritet të përmbyllen edhe rekrutimet e punonjësve dhe trajnimet e tyre në Itali e në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në:

You might also like
Comments