Ora News- Durrës, 72-vjeçari gjendet i pajetë në plazhin e Currilave

39



Subscribe në Ora News këtu

Një person është gjetur i vdekur mengjësin e sotëm në zonën bregdetare të Currilave në Durrës. Viktima u pikas nga pushuesit që kishin zgjedhur plazhin e Currilave për të kaluar fundjavën.

Policia, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur identifikimin e kufomës. Sipas bluve, bëhet fjalë për 72-vjeçarin A.K., por ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes së të moshuarit.

Burime nga grupi hetimor thanë për Ora News se viktima nuk ka pasur shenja dhune dhe hetimet tashmë janë përqendruar në dy pista; vdekje natyrale ose mbytje në det.

Për më shumë lexoni në:

You might also like
Comments