Ora News – “Diplomat falso”, lirohet ish-pronari i “Kristalit”

3



Subscribe në Ora News këtu

Gjykata e Tiranës liroi nga paraburgimi pronarin e ish-Universitetit privat “Kristal” që ishte arrestuar për shitje diplomash. Në fakt togat e zeza vendosën të pranonin kërkesën e prokurorisë për Ahmet Muçën, i cili u la në “arrest shtëpie”.

Ish-pronari i Universitetit privat “Kristal” u lirua nga paraburgimi, ku qëndronte prej 4 ditësh.

Gjykata e Tiranës vendosi të pranonte kërkesën e prokurorisë për ta lënë në “arrest shtëpie” Ahmet Muçën, i cili akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv në sektorin privat” dhe “falsifikim dokumentash”.

Avokati Theodhori Sollaku, më herët kishte kërkuar një masë të lehtë dënimi për klientin e tij 70-vjeçar, si për shkak të moshës, ashtu edhe për faktin se nuk përbënte rrezik për prishjen e provave.

Deri në përfundimin e hetimeve Muça do të qëndrojë në “arrest shtëpie”. Ai u arrestua në çastin kur po i jepte diplomën një agjenteje të infiltuar të policisë, në këmbim të 2500 eurove.

Për më shumë lexoni në:

You might also like
Comments