Ora News – Dilemat me energjinë, mes shkarkimeve dhe varësisë nga importi

6



Subscribe në Ora News këtu

Rreshjet e bollshme të pak ditëve më parë kanë shkaktuar përmbytje në disa fshatra të qarkut të Shkodrës. Sipas pushtetit vendor, situata konsiderohet problematike në Anë të Malit dhe Dajc.

Janë 2 mijë hektarë tokë në ujë, rrugët dytësore të Obotit të bllokuara, si dhe aksi kryesor kalohet vetëm me mjete të mëdha.

Jashtë funksioni kanë dalë edhe Ujesjellësat e këtyre fshatrave. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka kërkuar nëpërmjet një shkrese zyrtare shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Anë të Malit dhe Dajç, duke pretenduar se është keqmenaxhuar kaskada e Drinit dhe janë bërë shkarkime të pakontrolluara që po vënë në rrezik jetën e banorëve të këtyre zonave.

Voltana Ademi (7/3/2018): Shpallja e emergjencës bën të mundur që ky vlerësim të marrë atë vlerë që duhet dhe ti njihet e drejta të gjithë atyre banorëve që janë dëmtuar dhe vazhdojnë të dëmtohen.

Pretendimet e kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi janë hedhur nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, KESH ka bërë të ditur se në këto zona ka patur përmbytje të disa parcelave, por ato kanë ndodhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe nuk kanë lidhje me programin e shkarkimeve të kontrolluara nga Korporata.

Më tej, KESH thekson se siç sanksionohet ne Rregulloren e Trajtimit te Plotave, shkarkimet e kryera, kanë qenë shumë të uëta, më pak se gjysma e prurjeve natyrale në kaskadë.

Për më shumë lexoni në:

You might also like
Comments