Ora News – Burrnesha Diana, virgjëresha e betuar që zgjodhi të jetojë si burrë

13



Subscribe në Ora News këtu

Jo të gjithë e dinë, se në qytetin e Durrësit jeton një prej të fundit virgjera të betuara, ose Burrnesha, sic njihen ndryshe. Emrin e vërtetë e ka Diana, por ajo kërkon me ngulm që ta thërrasin Lali, në një bisedë me Ora News, për jetën e saj dhe barazinë gjinore, të cilën e mbështet, vetëm nësë eshtë e merituar.

Diana, qe ka zgjedhur të jetojë si burrë që prej moshës 17 vjeçare dhe kërkon ta thërrasin lali, është një nga burrneshat shqiptare që kanë bërë xhiron e botës përmes medis ndërkombëare.

Sic duket në këtë foto ka qenë një vajzë simpatike.

Diana: Më merr për femër ti mua?!

Sot pas afro 5 dekadash mban kravatë të kuqe, beretë e zezë dhe ka një shikim i ashpër.

Vite me parë Diana, apo lali, siç kerkon ta therrasin, zgjodhi formën më të vështirë për të arritur barazinë, por sot gratë i kanë të gjitha mundësitë që ta gjejnë rrugën me dinjitet dhe vetëvlerësim…

Në një bisedë të regjistruar në qytetin ku jeton, pohon se ndjehet edhe burrë edhe grua.

Diana: Me mua qan hallin një femër, qan hallin edhe një mashkull me mua.

Vendimi për të jetuar si burrë thotë se e ka marrë për t’i shpëtuar dominimit të meshkujve në një shoqëri patriarkale si kjo e jona.

Cmimi për t’u paguar është virgjëria.

Për më shumë lexoni në:

You might also like
Comments