Ora News – Berisha: Marrëveshja me Greqinë tradhti kombëtare, reagon Balla

7



Subscribe në Ora News këtu
Ish-kryeministri Sali Berisha nga jashtë ambienteve të parlamentit ka folur për negociatat me Greqin. Duke hedhur akuza të rëndë mbi grupin negociator, ai thotë se pala greke është e vendosur që mos ketë negociata, ndërsa Rama dhe Bushati bëjnë sikur negociojnë.

Berisha: Disa anëtarë të delegacionit kanë bërë letra, kujt i bëjnë?! Shefave të tyre, ndër tyre Edi Ramës dhe Ditëzi Bushatit. Çfarë ndodh brenda delegacionit?!

Një i pafytyrë që quhet skapi dhe agjenti Muçollari në hijë arrijnë gjersa të falsifikojnë dhe minutat e diskutimeve, arrin të nënshtrojnë, të bindin për të firmosur gjërat pasi janë hequr, gjerat që janë deklaruar aty.

Kurse nga Edi Rama anëtarët e delegacionit marrin kërcënime për largime imediate nga puna.

Palën negociatore të Shqipërisë e udhëheqin ty persona secili më i zi se tjetri , skapi famos dhe spiuni Mucollari i njohur se punon në çdo rast kundër Shqipërisë.

Për të përforcuar bindjen tuaj, u ftoj të lexoni edhe deklaratën e Kamenosit, i cili është një ministër ekstremist antishqiptar, i cili informonte se do të zgjerojnë ujrat territoriale, natyrisht në kurriz të shqiptarëve dhe për rrjedhojë edhe zona ekonomike.

Kjo është e vërteta e heshtjes kriminale, e aktit të tradhtise kombetare që po konsumohet këto ditë dhe kjo është një nga shkaqet e grushtetit të shtetit brenda shtetit, pasi sic e dini marrëveshja detyrimisht duhet të kalonte në Gjykatën Kushtetuese. Por tani kryekushtetuesi i vendit eshte bere Edi Rama dhe Bushati, qe firmosi një marrëveshje anti kombetare.
Për më shumë lexoni në:

You might also like
Comments