Ora News- Ariu zbret në Kukës, sulmon një 36-vjeçar

46



Subscribe në Ora News këtu

Një 36-vjeçar nga fshati Brekie i Kukësit është sulmuar nga ariu mëngjesin e së shtunës , teksa po ikte për në punë.

Shehap Dafku, punonjës i Hhidrocentralit ishte vetëm 100 metra larg rrugës Kukës-Shishtavec, kur u sulmua nga kafsha e egër. Vëllai i 36-vjeçarit tregon se ka pësuar dëmtime në trup dhe në sy.

Pyetje: A mund ta tregoni rastin e vëllait, i cili është sulmuar nga ariu?

Jemin Dafku: Ka qenë ora 6 e mëngjesit, ka qenë duke shkuar në punë dhe rastësisht është përballur në rrugë me të. Nuk është dëgjuar ndonjëherë se ka pasur ari apo ka sulmuar njeri, por ja që bëri vaki.

Pyetje: Ku është dëmtuar?

Jemin Dafku: Në të gjithë trupin. Nuk ka pjesë të trupit pa plagë.

Pyetje: Zona ku është sulmuar është afër fshatit?

Jemin Dafku: Afër fshatit është. 200-300 metër larg shtëpisë, afër asfaltit.

Pyetje: Çfarë apeli bëni je?

Jemin Dafku: Apelit vetëm shtetit ose bashkisë që të marrin masa, jemi në rrezik, nuk mund të dalim nga shtëpia.

Për më shumë lexoni në:

You might also like
Comments