Ora News – Alibeaj: Rama, pazar të pisët me Shqipërinë dhe shqiptarët për menderen e vet

7



Subscribe në Ora News këtu
Mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve nuk ofroi asnjë surprizë. Opozita ishte e pranishme me deputetët e saj në mbledhje dhe diskutimet i fokusoi tek çështja Xhafaj, krimi dhe korrupsioni qeveritar.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, teksa renditi çështjet të cilat sipas tij duhet të jenë pjesë e kalendarit të punimeve të Komisionit por që u refuzua nga mazhoranca, aludoi edhe për mundësinë e rikthimit të trafikimit të qënieve njerëzore.

Alibeaj: Policia, krerët e policisë virtytin e vetëm e kanë si të bashkëpunojnë me krimin. Gomonet e transportit të drogës janë ende të gatshme dhe të ngrohta për të filuar për transportin e të mjerëve refugjatë.Kjo është historia e axhendës. Po bën pazar të pisët me Shqipërinë dhe shqiptarët.Për menderen e vet, për karrigen e vet. Prandaj axhenda e tij nuk është më si të ndërtojmë shtetin, të bëjmë reformën në drejtësi, të japim prova elegjike që na i kërkojnë partnerët, të jepte prova që drejtësia vepronte mbi Saimir Tahirin dhe mbi Fatmirin.Jo. Alket vetëm ti mos fol, se ti ke edhe disa gjëra të tjera në këtë histori.Kjo është axhenda e kryeministrit që ka lënë çdo interes publik. Si taleban i vërtetë politik vazhdon të mbrojë veten e vet dhe karrigen e vet.

Sipas Alibeaj, Rama po shet çdo gjë vetëm për karrigen e vet, teksa nuk la jashtë vëmendjes dhe Teatrin Kombëtar.

Alibeaj: Dhe qershi mbi tortë, i këput dhe një prishje Teatrit Kombëtar.Në gjithë këtë zallamahi të madhe huqin e ka tek vjedhja. Prish Teatër për të vjedhur toka, për të mbjellë kulla.

Sipas Alibeaj, reforma në drejtësi u ka prerë krahët shqiptarëve për të gjetur drejtësi.

Alibeaj: Kjo reformë në drejtësi është shkatërrim i drejtësisë.
Për më shumë lexoni në:

You might also like
Comments