“OnlyFans” ndërpret përkohësisht aktivitetin e profileve ruse

0
“OnlyFans” ndërpret përkohësisht aktivitetin e profileve ruse
Gjigandi

“OnlyFans” ka ndërprerë përkohësisht aktivitetin e profileve ruse dhe ka deklaruar se nuk do i shërbejë (për një afat të pacaktuar) krijuesve të atij shteti.

Këtë ndryshim, kompania e bëri zyrtarisht me anë të një deklarate të publikuar sot.

Platforma me pagesë që u bë shumë shpejt popullore prej punonjësve të seksit, ka qenë deri tani aktive në Rusi, si në çdo vend tjetër, duke lejuar krijuesit e atjeshëm të publikojnë materiale dhe të paguhen për anëtarësimet në profilet e tyre, pavarësisht sanksioneve ekonomike.

Në shkurt, “Rolling Stone”, raportoi se rusët që punonin me “Only Fans” humbën aksesin në profilet e tyre pa paralajmërim.

Pak pas këtyre lajmeve, kompania deklaroi se problemi u zgjidh dhe

RonaTyra

“profilet do të kenë funksion të plotë derisa të jenë në gjendje t’i paguajnë krijuesit”.

Por, tashmë “OnlyFans”, deklaron:

“U përpoqëm të gjejmë opsione të ndryshme për të kryer pagesa drejt Rusisë. Por për shkak të luftës me Ukrainën dhe sanksioneve që ata kanë vendosur, nuk mund të kryejmë më pagesa”.

Pavarësisht kësaj deklarate, akoma nuk është e qartë se si ka arritur platforma t’i paguajë deri tani të gjithë personat që janë aktiv nga Rusia.

Masa të ngjashme janë marrë nga “YouTube”, “Google” dhe “Instagram”, duke i lënë të gjithë përdoruesit që marrin të ardhura nga këto platforma pa pagesa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu