Olsson, ngre dyshime se edhe Kupa e Botës 2022 është në dyshim

0
Gjigandi

Pandemia e Coronavirusit po vazhdon në mbarë botën, ku çdo ditë regjistrohen raste të reja infektimi dhe fatkeqësisht dhe viktima. Si pasojë e virusit dhe aktivitet sportive janë pezulluar dhe ende nuk kanë rifilluar.

Dy nga eventet e planifikuara për tu zhvilluar këtë verë, Euro 2020 dhe Copa America, u spostuan për në verën e vitit 2021. Por, sipas Sekratarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Lars-Christer Olsson, ngre dyshime se edhe Kupa e Botës 2022 është në dyshim.

”Duke parë spostimin e kompeticioneve nga njëri vit në tjetrin dhe duke menduar se Kupa e Botës në Katar do të zhvillohet në mes të sezonit europian, mendoj se mund të jetë në rrezik.

E vetmja gjë që mund të bëjmë është që presim dhe të shikojmë se si do të shkojë gjendja”, deklaron Olsson. Kupa e Botës është planifikuar të mbahet nga 21 nëntori deri në 18 dhjetor 2022, duke stopuar të gjitha kompeticinet europiane për një muaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu