OKB jep alarmin: Po vriten të pafajshëm, të diskutohet seriozisht për luftën në Siri

0
Gjigandi

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres përshëndeti uljen e intensitetit të luftimeve në Sirinë verilindore dhe u bëri thirrje shteteve të përfshira që të fillojnë diskutime serioze për përfundimin e luftës 8-vjeçare.

Guterres vuri në dukje uljen e konflikteve në rajon pas marrëveshjes së arritur këtë javë mes Turqisë dhe Rusisë. “Qëllimet tona kryesore janë shumë të thjeshta, të mos ketë përshkallëzim të konflikteve dhe jam i lumtur që nuk kemi informacione për zhvillimin e ndonjë konflikti për momentin në Sirinë verilindore”, theksoi Guterres në selinë e OKB-së. Ndërsa shtoi se po ndodh e kundërta.

“Po vriten fëmijë dhe të pafajshëm, ndaj duhet vepruar sa më parë.. Ka ardhur koha për të krijuar një rrugë politike që shteti të përparojë pas luftimeve që zgjatën më shumë se 8 vjet”, shtoi Guterres.

“Angazhimi ynë i plotë tani është të sigurohemi që Komiteti Kushtetues të fillojë punën e tij në Gjenevë, si hap i parë për një zgjidhje politike, që shpresojmë se do t’i japë fundi këtij kapitulli tragjik të jetës së popullit sirian”, nënvizoi Guterres.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu