Ofertë zyrtare e Liverpoolit për yllin gjerman

Skuadra angleze Liverpool e ka marrë seriozisht transferimin e mbrojtësit të majtë Jonas Hector.

Anësori ka treguar formë të lartë me Gjermaninë në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’, duke luajtur titullarë.

Jurgen Klopp e dëshiron me çdo kusht në skuadër dhe drejtuesit e Liverpoolit si duket do t’ia plotësojnë dëshirën.

Raportimet e fundit nga mediat gjermane dhe ato angleze thonë se ‘The Reds’, kanë dërguar ofertë zyrtare për të.

25 milionë euro është shuma që Liverpool e ka dërguar në drejtim të Kolnit për transferimin e Hectorit.

Mbetet të shihet nëse Koln do ta pranojë këtë ofertë apo do të synojë më shumë para për yllin e sajë.

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *