Oferta zyrtare e Milanit për Zielinskin

Milani ka filluar të zgjohet nga gjumi i thellë për tu përforcuar për stinorin e ri.

Emri kryesor në listën e Adriano Gallianit është mesfushori polak Piotr Zielinski.

‘Rossonerët’, tani kanë avancuar negociatat me Udinesen duke bërë edhe ofertë zyrtare.

Talenti polak ka pasur një stinor mjaftë të mirë si i huazuar tek Empoli, ndërsa ai është dëshira kryesore e Montellas për mesfushën.

Sipas asaj që ka raportuar ‘Gazetta dello Sport’, Milan ka ofruar 15 milionë euro për blerjen e Zielinskit si dhe bonuset.

Mbetet të shihet nëse Udinese do ta pranojë ofertën, pasi lojtari thuhet se është pajtuar të transferohet te Milani.

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *