OBSH jep lajmin e hidhur për duhanpirësit

0
Gjigandi

Një përmbledhje të studimeve nga ekspertë të shëndetit publik të mbledhur nga Organizata Botërore e Shëndetit muajin e kaluar zbuloi se duhanpirësit kanë “më shumë të ngjarë të zhvillojnë gjendje më të rëndë nga Covid-19, në krahasim me jo-duhanpirësit”.

Kështu ka paralajmëruar OBSH përmes një deklaratë të lëshuar sot.

OBSH vuri në dukje se pirja e duhanit dëmton funksionin e mushkërive dhe e bën më të vështirë për trupin të luftojë koronavirusin dhe sëmundjet e tjera, shkruan CNN.

Pirja e duhanit është një faktor i njohur rreziku për shumë infeksione të frymëmarrjes dhe e rritë ashpërsinë e sëmundjeve të frymëmarrjes.

“Duhani është gjithashtu një faktor kryesor rreziku për sëmundjet e ndërlidhura, si sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, sëmundjet e frymëmarrjes dhe diabeti, të cilët i vendosin njerëzit me problemet e cekura shëndetësore në rrezik më të lartë për rëndim të gjendjes shëndetësore kur preken nga COVID-19”, tha organi ndërkombëtar i OKB-së në deklaratë.

RonaTyra

Duhani vret më shumë se 8 milionë njerëz në nivel global çdo vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu