Nuza vizitohet nga futbollisti që ia theu këmbën pa qëllim

Futbolli është i paparashikueshëm. Lufta për pikë apo për fitore shumë herë ka ndodhur që të ketë edhe starte të ashpra dhe pa ndonjë qëllim. Por sporti është i tillë dhe ndonjëherë është edhe fatal për ndonjë futbollist. Mbrojtësi i Flamurtarit të Prishtinës, Fidan Hasani, sot e ka vizituar Drilon Nuzën, futbollistin e Vëllaznimit.

Hasani pa qëllim ka bërë një start të ashpër dhe ia thyen këmbën në dy vende Nuzës, i cili është operuar ditë më parë dhe për shumë javë do të mbetet jashtë fushës. “I kërkoj falje Nuzës, sepse starti im ishte pa qëllim. Sot isha e vizitova dhe i dëshiroj kthim sa më të shpejt në fushë dhe me Vëllaznimin të jenë në elitën e futbollit”, tha Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kontrolloni gjithashtu

De Biasi e rikthehen në Kombëtare këtë futbollist

Shtatë muaj larg Kombëtares së Shqipërisë. Për herë të fundit i grumbulluar në sfidën me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *