Nusja u kap ‘mat’ me të dashurin nga familjarët e burrit, avokatja e Popullit: Turp! Shqiptarët po formëzohen nga s…

0
Gjigandi

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka qenë e pranishme këtë të martë në Komisionin e Ekonomisë.

Ballanca është ndalur tek historia plot bujë e 20-vjeçares nga Librazhdi që u kap me të dashurin e saj në dhomë nga vjehrri dhe vjehrra.

Ballanca tha se është një rast i turpshëm ndaj dhe duhet të marrë fund vlerësimi i personave për shkak të gjinisë së tyre.

“Shoqëria shqiptare vazhdon të mbetet shoqëri e dhunshme. Unë që vitin e parë në fjalën e drejtuar Kuvendit kam deklaruar se dhuna do të sjellë një ashpërsim të gjuhës edhe në nivele të tjera te të rinjtë. Nuk jemi rritur në një ambient të tillë dhe prapë jemi bërë të dhunshëm. Vazhdon të mbetet i ulët niveli i kuptimit të tjetrit për mendimin e tij ndryshe. Për rastin e djeshëm mendoj se është rast i turpshëm, është një rast që na tregon se duhet të marrë fund vlerësimi i personave në përgjithësi dhe grave në veçanti për shkak të seksualitetit të tyre. Gjithçka ne jemi sipas”, tha Ballanca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu