Numër rekord i të prekurve me koronavirus, nuk ndalen dasmat në Kosovë

0
Gjigandi

Me vendim të institucioneve qeveritare, organizimi i dasmave në ambiente të mbyllura është i ndaluar këtë sezon shkaku i rrethanave të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Por duket se në të “zezë”, organizimet e tilla po vazhdojnë në mënyrë sporadike.

Kjo të paktën është lënë të kuptohet nga postimet e fundit të këngëtarit Albi Xhepa.

Ai në InstaStory ka ironizuar me anulimin e dasmave duke shfaqur pamje të shkrepura dje në një prej restoranteve të vendit teksa argëton dasmorët.

RonaTyra

Eventi në të cilin Xhepa ka performuar nisë në ambient të hapur, ndërpritet më pas nga shiu i rrëmbyeshëm i djeshëm dhe vazhdon brenda me një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish.

Ndonëse përflitet se organizime të tilla ka larg syrit të publikut, Xhepa duket të mos jetë fshehur dhe gjithçka e ka bërë publike për ndjekësit e tij në rrjet.

Ndërkaq, vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 200 raste me virusin SARS-CoV-2 dhe spitalet në të gjithë vendin janë të tejmbushura duke trajtuar afro 600 pacientë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu