Bashkia Himarë më në krye Jorgo Gorën vijon të japë miliona lekë tendera pa garë kompanive të ndryshme. Pas tre tenderimeve të dhëna pa garë, Goro përsëri ka shkelur sërish ligjin për konkurrencën, ku ka i dhënë kompanisë “ASI-2A CO” shpk një tender me 92% të fondit limit.
Kompania “ASI-2A CO” shpk., e Astrit Gjikondaj dhe Andrea Gjikondaj, ka përfituar tenderin e Bashkisë Himarë me vlerë 6 081 431 për rikonstruksionin e rrugëve të brendshme të fshati Kuç. Pra 60 milionë lekë të taksapaguesve do ti jepen në shkelje të plote të ligjit, pasi ka pasur vetëm një kompani në garë për këtë tëndër, ku ligji e thotë se duhet të jenë më shumë se tre garues në një prokurim publik.
Bashkia Himarë rënditetet si një institucionet e pushtetit vendor që kryen hapur shkelje në prokurimet e saj. Vetëm gjatë muajit të fundit Abc24.al ka denoncuar disa tendera me probleme të bashkisë së drejtuar nga Jorgo Goro, për shkelje si mungese konkurence apo skualifikim nga gara të kompanive pjesëmarrësve.
Fakti që Jorgo Goro ka firmosur 4 tendera me shkelje të rëndë në muajt e fundit, është një kambanë alarmi për autoritetet, pasi vlera këtyre tenderave arrin shumë e 870 milion lekëve.
*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*