Nuk ndalen vdekjet nga COVID-19, humb jetën një tjetër pacient në Spitalin Infektiv

0
Gjigandi

Rëndohet bilanci i vdekjeve nga koronavirusi në Shqipëri.

Mësohet se një tjetër pacient,i shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë nga COVID-19.

Sipas news24 mësohet se 74-vjeçari nga Kruja ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. 74-vjeçari, bëhet viktima e 129 nga COVID-19, por ende ministria e Shëndetësisë nuk ka një njoftim zyrtar për vdekjen e tij. 

5 të vdekur ditën e djeshme

Dita e djeshmë ishte edhe dita me numrin më të lartë të vdekjeve ditore. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 5 persona e kishin humbur betejën me COVID-19.

RonaTyra

“Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv:

Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID2.”, njoftoi dje ministria e Shëndetësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu