“Nuk kemi punë me ju”! Si na kërcënuan maskat me kallashnikov në kokë

[ad_1]

Policia nuk ka rritur të bëjë ende identifikimin e 4 personave të cilët hynë në një biznes në Fushë Prezë dhe morën 70 mijë lekë të reja.

Edhe dëshmia e policëve privat nuk ka ndihmuar për të zbuluar identikitin e tyre, pasi kanë qenë të maskuar. Në dëshminë e tyre në Polici, punonjësit e kompanisë private të sigurisë fizike thanë se kanë qenë 4 persona që u futën në ambientet e firmës.

“Të 4 ishin të maskuar. Dy prej tyre kishin kallashnikov dhe na u drejtuan menjëherë neve. Na thanë që të mos lëvizim pasi nuk kishin gjë me ne dhe nuk do të na bënin keq. Pamë që dy të tjerët u futën brenda dhe po kontrollonin, ndërkohë që armët ata na i mbanin afër kokës gjithë kohës. Na morën edhe telefonat dhe i fikën”, u shprehen policët privatë në dëshminë e tyre.

Ndërkohë Policia dyshon se bëhet fjalë për një grup të strukturuar që mund të ketë kryer disa grabitje të tjera në zonën e Fushë-Krujës, shkruan Shqiptarja.com. Pak moment para se të kryhej grabitja në zonë janë fikur edhe dritat dhe për këtë po hetohet nëse ka lidhje me ngjarjen. Firma private është grabitur edhe disa vite më parë.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Tiranë, të miturën e zë korrenti

[ad_1] Një vajzë e mitur në Tiranë ka përfunduar në spital në një gjendje të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *