Një tërmet me magnitudë 4 i shkallës Rihter është ndierë në Elbasan, Lushnje, Tiranë e Fier. Lëkundjet sizmike u shënuan pak minuta më parë me thellësi 5km dhe epiqendër në jugperëndim të qytetit të Elbasanit. Nuk dihet nëse ka pasur dëme materiale apo në njerëz.