“Nuk e dua Bruno Fernandesin”, – Mourinho habit me zgjedhjen e tij

0
Gjigandi

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka folur para ndeshjes kundër Sheffield United që do të luhet prej orës 19:00. Ai ka thurur shumë lëvdata për mesfushorin e tij, Giovanni Lo Celso.

Ky i fundit pati shumë probleme në fillim të ambientohej pas kalimit nga Real Betisi në Angli. Ai vuajti, por tani duket se e ka rritur nivelin e tij të lojës dhe po bën mirë në fushën e blertë.

I ngacmuar nëse do e ndërronte Lo Celson për një mesfushor si Bruno Fernandes, “Special One” u tregua shumë i mirë me futbollistin e tij. “Nuk do e ndërrojë Giovanni Lo Celson për asnjë futbollist. Jo vetëm për Bruno Fernandesin, por për asnjë futbollist tjetër”, – tha portugezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu