Nuk besonte te COVID, Kryemadhi: Kam qenë e infektuar! Metën e kam puthur në buzë, por nuk e zuri

0
7
Gjigandi

Pavarësisht se nuk besonte në ekzistencën e koronavirusit, Monika Kryemadhi e ka kaluar këtë virus pa simptoma.

Këtë e konfirmoi vetë kryetarja e LSI-së gjatë një interviste në “Open” mbrëmjen e sotme (24 nëntor) teksa u shpreh se nuk ka pasur asnjë simptomë.

Ajo deklaroi se e kanë njoftuar mjekët italianë përpara se Kryemadhi t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas saj, analizat serologjike nxorën praninë e antitrupave tek ajo. Ndërkohë ajo shprehet për bashkëshortin e saj, Presidentin Ilir Meta se nuk është prekur ende nga koronavirusi pavarësisht se ajo e ka puthur në buzë.

“Po zbuloj diçka për herë të parë. Unë e kam kaluar covid pa asnjë lloj simptome. Pa temperaturë, dhimbje të tjera me radhë. Vetëm ditën që unë hyra në spital për tu operuar nga bajamet, mjekët italianë më kanë thënë që ju keni kaluar COVID. Kanë bërë testin serologjik. Nuk më ka prekur as mushkëritë dhe asgjë tjetër. Nuk e kam kuptuar as vetë. E vetmja unë në familjen time. Unë nuk jam puthur me asnjë në buzë, përveç Ilir Metës. Mesa duket e kam puthur dhe Ilir Metën por nuk e ka zënë COVID. Nuk e ka kaluar çuditërisht” – tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së është një ndër ato figurat politike që e ka shprehur hapur mosbesimin në ekzistencën e koronavirusit. Këtë e ka dëshmuar shumë herë ku është shfaqur në grumbullime të ndryshme, angazhime politike apo me të rinj duke mos vendosur maskën apo duke mos respektuar distancimin social. Për më tepër, Kryemadhi shprehet se kush beson në Zot, është i mbrojtur dhe do të jetojë i lumtur pa COVID.

Por pavarësisht kësaj, autoritetet shqiptare nuk janë kursyer ndaj Kryemadhit teksa e kanë gjobitur 3 herë për thyerjen e masave antiCOVID të vendosura nga qeveria shqiptare. Rasti më i fundit është ajo në festën e ditëlindjes të aktorit Bes Kallaku ku Kryemadhi së bashku me Presidentin Ilir Meta u gjobitën në masën 10 mijë lekë.

Ndërkohë dy herë më parë, Kryemadhi është gjobitur gjatë takimeve të saj me qytetarët për mosmbajtjen e maskës por sërish vijon që të mos e respektojë këtë masë të marrë. Në anën tjetër edhe bashkëshorti i saj Presidenti Ilir Meta dukej se nuk i druhej infektimit me koronavirus pasi në të gjithë angazhimet e tij politike nuk e mbante maskën.

Por së fundmi, ai ka kthyer mendim, duke e vendosur atë në disa raste, ndërsa në raste të tjera e neglizhon këtë masë. Edhe pse Meta nuk i respekton shpeshherë masat antiCOVID, ai vijon tu bëjë thirrje qytetarëve që të mbrojnë veten e tyre nga infektimi duke iu referuar dhe rritjes të të infektuarve në vendin tonë.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu