Noizy paralajmëron bashkëpunimin e ri, publikon një pjesë të shkurtër të klipit

0
Noizy paralajmëron bashkëpunimin e ri, publikon një pjesë të shkurtër të klipit
Gjigandi

Reperi i njohur shqiptar, Noizy është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Kështu ka njoftuar vet reperi përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Noizy publikoi një pjesë të shkurtër të këngës dhe klipit të ri, ndërsa nuk ka zbuluar një datë të lansimit, por bëri të ditur se kjo do të ndodh shumë shpejt.

Foto: Noizy/Instagram

RonaTyra

“Po vjen më shpjet se sa e mendoni”, ka shkruar Noizy duke zbuluar se kënga e re është bashkëpunim me reperin tjetër, BM.

Kujtojmë që kënga e fundit e reperit nga Shqipëria është “Lozonjare” që erdhi bashkëpunim me artistin, Altin Sulku.

Krahas kësaj, reperi po vazhdon angazhimet edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore për fansat e tij në vende të ndryshme si Shqipëri dhe Kosovë, ashtu edhe në diasporë.

Ndërkaq kujtojmë që Noizy së fundi ishte në qendër të vëmendjes edhe pas rregullimit të raporteve me Stresin.

Dyshja që prej vitesh kishin hatëmbetjet së fundmi kanë lënë anash të gjitha mosmarrëveshjet duke rikthyer shoqërinë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu