Njeriu i dytë që shkeli në Hënë martohet në moshën 93-vjeçare

0
Gjigandi

Dashuria nuk njeh moshë dhe këtë gjë e vërtetoi së fundi dhe ish-astronauti amerikan, Buzz Aldrin i cili vendosi të martohet sërish në moshën 93-vjeçare. Pjesëtari i misionit “Apollo 11”, Buzz konsiderohet si personi i dytë që shkeli në satelitin e Tokës në 1969 pas komandantit të tij Neil Armstrong.

93-vjeçari u martua me partneren e tij Anca Faur, e cila është 63 vjeç, në një ceremoni tërësisht private.

“Në ditëlindjen time të 93, e cila përkon dhe me nderimin që më bënë Legjendat e Aviacionit, jam i lumtur t’iu njoftoj se unë dhe dashuria ime e jetës Anca Four jemi martuar. Ne jemi shumë të gëzuar për këtë gjë dhe ndihemi si adoleshentë”, shkruan Aldrin në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu