Njerëzit kanë më shumë gjasa të preken nga Covid-19 në shtëpi

0
Gjigandi

Epidemiologët e Koresë së Jugut zbuluan se njerëzit kanë më shumë të ngjarë të preken nga koronavirusi nga anëtarët e familjes sesa nga kontaktet jashtë shtëpisë.

Një studim i botuar në Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) hulumtoi në detaje 5706 pacientë të cilët ishin testuar dhe kishin rezultuar pozitivë me koronavirus dhe më shumë se 59 mijë persona që kishin pasur kontakt me ta.

Gjetjet treguan se vetëm dy nga 100 të infektuarit ishin prekur nga virusi prej kontakteve jashtë shtëpisë, ndërsa 1 në 10 ishin prekur me Covid-19 nga familjarët e tyre.

Sipas grupmoshës, shkalla e infeksionit brenda familjes ishte më e lartë kur rastet e para të konfirmuara ishin adoleshentë, ose persona të moshës 60-70 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu