Gjigandi
Ballina Lajme Shqip Një vit në luftë me tumorin/ Historia e gruas nga Lezha, e...

Një vit në luftë me tumorin/ Historia e gruas nga Lezha, e prekur prej kancerit të gjirit

0
14

Prej një viti, Ela po përballet me situatën më të rëndë të jetës së saj që kur zbuloi se kishte tumor në gji. 

Në momentin që ajo e zbuloi, përballja me realitetin ishte tepër e vështirë për shkak të kushteve ekonomike.

Ela vijon sërish terapitë, sigurisht mes vështirësive të mëdha, ndërsa nuk kursen apelin dhe thirrjen për të gjitha gratë e vajzat për të kryer kontrolle.

Si të mos mjaftonte sëmundja dhe varfëria, shtëpia e saj u dëmtua nga tërmeti dhe që prej asaj dite ajo jeton në shtëpinë e vajzës së saj.

Tashmë asaj i kanë mbetur dhe pak terapi dhe me besim dhe shpresë po ia del në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu