Një mike është aq e rrallë sa një dashuri e vërtetë

0
Gjigandi

E.Ferrante: Ndoshta ka ardhur koha të pranojmë se një shok i keq, një shokë tek i cili nuk mund të mbështetesh, s’duhet quajtur fare shokë?

Herë pas here më është thënë, nga gra që njoh, se unë qenkam një shoqe e mirë. Kënaqem, por  nuk e kam guximin ta them vetë këtë. Në përgjithësi, kam tendencën të mos i shtoj mbiemra fjalës ‘shokë’, ose përcaktorë që i referohen hierarkisë së ndjenjave dhe besueshmërisë. Më duken të pakuptimta. Unë nuk do të thoja kurrë, për shembull, “ajo është shoqja ime e ngushtë”, sepse nga kjo do të nxirrja përfundimin se kam edhe shokë që i pëlqej më pak, të tjerë që nuk i besoj aq shumë, të tjerë që i ndjej më pak të afërt. Dhe në qoftë se do ta bëja këtë, vetvetiu do më lindte pyetja: pse e konsideroj veten shoqe me këtë grua? Pse i konsideroj ata shokët e mi?

Fjala “mik”, në prani të hierarkive të këtij lloji, nuk është e përshtatshme. Ndoshta duhet të pranojmë se një mik i keq, një mik i pasigurt, nuk është mik. Ndoshta, për të qenë e qartë, edhe nëse është e dhimbshme, duhet të mësojmë të mos themi “një mike”, por “një grua me të cilën kaloj kohë ose kam kaluar kohë”. Problemi është se ne na ngushëllon ideja që kemi shumë miq. Kjo na bën të ndihemi më popullor, të dashur, më pak të vetmuar.

Për këtë arsye ne preferojmë të përshkruajmë si “miq” gra me të cilat kemi pak ose aspak të përbashkëta, por me të cilat, nëse është e nevojshme, plotësojmë një zbrazëti: kalojmë një pasdite në një kafene, pimë një gotë verë, asgjë në veçanti. Asnjëherë mos u shqetësoni nëse më vonë, në rastin e parë që ju jepet, i quani ato thashethemexhie, gjarpërinj, të tharta, tepër të ndjeshme.

Fakti është se një mike është aq e rrallë sa një dashuri e vërtetë. Fjala italiane për “miqësinë”, amicizia, ka të njëjtën rrënjë si folja “të dua”, amare, dhe një marrëdhënie midis miqve ka pasurinë, kompleksitetin, kontradiktat, mospërputhjet e dashurisë. Mund të them, pa frikën e  ekzagjerimit, se dashuria për një shoqe, gjithmonë ka qenë një marrëdhënie shumë e ngjashme me dashurinë për njeriun më të rëndësishëm në jetën time.

RonaTyra

Ku është dallimi? Marrëdhëniet seksuale. Dhe nuk është një ndryshim i vogël. Miqësia nuk vihet vazhdimisht në rrezik nga praktikat seksuale, nga sa rrezik ka në përzierjen e ndjenjave kryelarta dhe presioni i trupave për të dhënë dhe për t’u marrë kënaqësi.

Është e vërtetë se sot, nga ajo që unë mund të shoh, miqësia seksuale është gjithnjë e më e përhapur (në italisht, ndonjëherë kam dëgjuar termin trombamiko  me zemër të zjarrtë, ose “mik me përfitime”). Por është një lojë që kërkon të mbajë në gjirin e saj njëkohësisht: edhe fuqinë e përhapur të dashurisë, edhe ritin e seksit të pastër. Ne e kemi njohur njëri-tjetrin për njëfarë kohe, ne i besojmë njëri-tjetrit më tepër se të huajve, shkojmë në një bar, një restorant, të shohim një film, kemi marrëdhënie seksuale.

Por unë ende nuk do të thoja se  seksi është normal midis miqve. Ashtu si dashuritë e mëdha janë të rralla, nga ana tjetër,  miq të shumtë  dhe të mirë janë të rrallë. Ndërkohë, të njohurit me të cilët ne mund, herë pas here, të përfundojmë në shtrat janë të shumtë gjithashtu.

Elena Ferrante për The Guardian

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu