Një i plagosur me armë zjarri pranë një lokali në Mat, në kërkim autori

0
Gjigandi

Një 32-vjeçar u shpall në kërkim, si autor i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një 30-vjeçari, ngjarje e ndodhur rreth orës 23:05 të 4 korriku.

Policia thotë se u njoftua se pranë një lokali në aksin Burrel-Tiranë u plagos me armë 30-vjeçari me inicialet E.M, i cili u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia identifikoi dhe shpallu në kërkim autorin e dyshuar, me inicialet T.Xh, 32 vjeç banues në Tiranë.

Policia ka shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa sipas një njoftimi zyrtar “shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu