Nisma e PS per me shume gra ne poste drejtuese, PD: Propagande e Edi Rames – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

TIRANË- Nismën e nisur nga PS-ja për të pasur më shumë gra në poste drejtuese, PD-ja e quan propagandë. Ish-deputetja, Izmira Ulqinaku ka listuar një sërë arsyesh sipas së cilës e vërtetojnë se përse kjo nismë është një mashtrim i radhës i kreut të qeverisë, teksa e ka etiketuar këtë të fundit si ” kryedhunuesi”. Ulqinaku ka kaluar në akuza të rënda për kryeministrin i dhunues i nënës së tij, përdorues i lëndëve narkotike dhe se largimi i tij është e vetmja formë për t’u integruar në BashkiminEuropian. “Edi Rama kryedhunuesi i grave kërkon të mashtrojë shqiptarët nëpërmjet takimeve propogandistike! Edi Rama është përbindëshi që ka përbuzur e dhunuar nënën! Eshtë ai që ka dhunuar e keqtrajtuar bashkëshortet me të cilat ka jetuar! Eshte ai që fshihet pas fustanit të grave ministre e deputete sa herë gjendet në vështirësi. Eshtë ai që gratë, i përdor e i hedh sa herë nuk i duhen. Eshtë Edi Rama ai i cili me politikat e tij nuk mbështeti asnjë grua kryefamiljare nëpërmjet punësimit, apo asistencave të veçanta. Ai i hoqi edhe të ardhurat minimale nga Ndihma Ekonomike. 30% e nënave shqiptare nuk arrijnë të sigurojnë ushqim të mjaftueshem për fëmijët e tyre. Përmes koncesioneve korruptive, Edi Rama vjedh fondet, të cilat duhet të shkojnë për shendetin e grave e vajzave. I dominuar nga efektet e lëndëve narkotike dhe i etur për propogandë, stis e mashtron në sy të të gjithë shqiptarëve. Shqiptarët tashmë i dijnë bëmat e gjëmat e tij në lidhje me gratë dhe jo vetëm. Ndaj hipokrizia, fallciteti, mashtrimi e propoganda e tij janë të pavlera. Eshtë koha ta refuzojmë! Eshtë koha ta largojmë!Ky ka marrë peng fatin e grave dhe nënave shqiptare! Ky i cmendur ka marrë peng fatin e vendit! Shqipëria ka një ëndërr, e ajo është integrimi ne BE. Me këtë monstër nuk kemi të ardhme! Ta shporrim qe t’i hapim rrugën shqiptarëve për Europë. Ta shporrim që të ndërtojmë të ardhmen tonë europiane”, u shpreh Ulqinaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu