Nicole Kidman i bie pishman: Do të doja t’i ktheja kaçurrelat

Shumë kohë para se ajo të kishte flokët e drejta, Nicole Kidman njihej për kaçurrelat e saj shumë të mëdha.

E këtë pamje, aktorja duket se do të donte ta kishte sërish.

Aktorja ka thënë se kjo pamje e saj është diçka që i takon të kaluarës, dhe krejt kjo për fajin e saj.

“Unë do të doja vërtetë të kisha flokët që kisha dhe një lëkurë më të nxirë, që të dukesha se jam një vajzë që jeton në plazh”, ka thënë Kidman për revistën Australia’s Who.

Me kaçurrela ose pa kaçurrela, bashkëshorti i Kidman, Keith Urban ka deklaruar se bashkëshortja e tij i duket gjithmonë perfekte.

“Ai gjithmonë preferon që të dukem sa më natyrale, madje shumë shpesh më thotë të mos grimohem fare ose të heqë grimin, në rast se kam”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Take That anulon koncertet

Pop grupi britanik “Take That” ka anuluar të martën tri koncerte në Manchester Arena, të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *