Nicolas Sarkozi: “Qeveria është fajtore, të dëbohen myslimanët e radikalizuar nga Franca”

Pak pas sulmit në Nisë, ish-presidenti Francez Nicolas Sarkozi ka kritikuar qeverinë se nuk ka bërë mjaftueshëm për të ofruar siguri.

Lideri i qendrës së djathtë të opozitës bënë thirrje që çdo shtetas i huaj që ka lidhje me Islamizmin radikal tw dëbohet nga Franca.

“Demokracia nuk duhet të jetë e dobët, as thjesht përkujtuese. Demokracia duhet të bërtasë: “Ne do ta fitojmë luftën”, u shpreh ai

Ai tha se mbështeste masat e forta të dëbimit të myslimanëve të radikalizuar, duke theksuar se qeveria ka thënë se Franca është në luftë me xhihadistët.

Por një sulm i tretë i madh në këto 18 muaj ka ngjallur mjaft kritika ndaj udhëheqësve të vendit.

Më shumë se 84 persona humbën jetën kur një sulmues drejtoi një kamion nga turma e njerëzve që po festonin “Ditën e Bastijës” të enjten.

Tetëdhjetë e pesë persona janë ende në spital, 18 prej tyre në gjendje kritike.

Shumë të mbijetuar janë duke pritur për nga dashurit e tyre sepse 35 trupa janë identifikuar deri më tani zyrtarisht.

Kontrolloni gjithashtu

Fati i zgjedhjeve në Shqipëri , ABC24.AL shfaq sondazhin

  Sipas disa kërkimeve të bëra nga ana jonë ,gjithashtu konktatet që kemi patur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *