Ngritja e Kushtetueses bllokohet sërish, 6 kandidatë nuk plotësojnë kushtet, 3 tërhiqen

0
Gjigandi

Bllokohet sërish ngritja e gjykatës kushtetuese e cila thuajse ishte gati për tu plotësuar me dy gjyqtarë për të çuar në gjashtë numrin e trupës funksionale.

Këshilli i emërimeve në drejtësi ka verifikuar nëntë kandidatët në garë, nga ku asnjë nuk është kualifikuar për të marrë pëlqimin e parlamentit e më pas dekretin e presidentit.

Tre kandidatë mes tyre Klodian Rado, Prel Martini dhe Envi Hicka janë tërhequr nga gara.

Ndërsa Besnik Muci, Arduta Aslua, Shaqir Hasanaj, Vjosa Bodo, Vasil bendo dhe Dedë Kasneci nuk kanë plotësuar kriteret ligjore për të vazhduar garën.

RonaTyra

Aktualisht gjykata kushtetuese ka katër anëtarë ç’ka pamundëson mbajtjen e seancave gjyqësore dhe kuorumin e vendimarrjes, për cështje të rëndësishme si zgjedhjet e 30 qershorit apo çështjen e teatrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu