Ngrënia me personat e trashë ju bën të hani më shumë

0
Ngrënia me personat e trashë ju bën të hani më shumë
Gjigandi

Njerëzit mund të mos e kuptojnë se sa ndikon atmosfera në vendimet për ngrënie. Sipas një studimi të ri, ngrënia me ndonjë person me mbipeshë i bën njerëzit të zgjedhin të hanë më shumë ushqime të pashëndetshme.

Hulumtuesit nga Laboratori i Ushqimit dhe i Brendeve në universitetin Cornell dhe Klinika Mjekësore Mayo ftuan 82 studentë të universitetit që të hanin drekë e cila përbëhej nga shpageta dhe sallata, dhe ata u ndanë në katër grupe.

Njërit grup iu bashkua një aktore e veshur me një kostum të trashë e cila kishte bërë zgjedhje të shëndetshme duke ngrënë më shumë sallatë se shpageta, grupit tjetër iu bashkua aktorja e veshur me një kostum të trashë e cila kishte zgjedhur më shumë shpageta se sallatë. Grupit të tretë iu bashkua aktorja e cila kishte zgjedhur ushqim më të shëndetshëm pa kostum të trashë dhe grupit të fundit iu bashkua aktorja e cila kishte zgjedhur ushqim më pak të shëndetshëm pa kostum të trashë.

Pjesëmarrësit e panë aktoren duke e zgjedhur ushqimin para se ta zgjedhnin vetë ata ushqimin, dhe rezultatet treguan se pavarësisht se çfarë kishte zgjedhur për të ngrënë personi i veshur me kostum të trashë, më shumë sallatë apo më shumë shpageta, 31.6 për qind e pjesëmarrësve kishte ngrënë më shumë shpageta.

Pjesëmarrësit madje kishin ngrënë 43.5 për qind më pak sallatë kur personi në kostum të trashë kishte ngrënë më shumë sallatë.

RonaTyra

Kjo do të thotë se shumë njerëz mund të bëjnë përzgjedhje të dobët dietare bazuar në njerëzit përreth tyre.

“Shikoni menunë paraprakisht dhe përzgjedhni ushqimin që i përshtatet qëllimeve tuaja dietike”, rekomandon Brian Wansink, bashkautor i studimit, të botuar në revistën “Appetite”. “Ose, në qoftë se shkoni në ndonjë bufe, angazhohuni të zgjedhni porcione modeste të ushqimeve të shëndetshme dhe me këtë synim në mendje, ata që ndodhen rreth jush do të kenë më pak ndikim negativ në atë që e hani”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu