Ngjarja në Laprakë, rrëfimi i dëshmitares, ja si ndodhi

11

“Pashë dy djem që erdhën me vrap nga rruga dhe më pas dëgjova breshëri armësh”. Kështu deklaron një prej dëshmitareve okulare të ngjarjes së rëndë, ku mbeti e vrarë Briselda Gjikola, 17 vjeçe dhe u plagos i dashur i saj Erion Bengo, 23 vjeç.

Atentati ndodhi rreth orës 18: 17 minuta në Laprakë.

“Ishte ora 18.15 ose 18.30. Pashë dy djem që erdhën me vrap nga rruga. Nuk i kushtova rëndësi. Kur disa sekonda me vonë dëgjova breshëri dhe më pas këta djemtë që thanë “ikim, ikim shpejt” dhe u larguan me vrap nga ana tjetër. Nuk i pashë kush ishin. Në ato momente pashë që afër makinës që u qellua ishte një grua që po parkonte. Iku e tmerruar. Dhe makina e të rinjve iku menjëherë pas të shtënave”, tha dëshmitarja. Ndërkohë Bengo, ndonëse i palgosur, është nisur me makinën e tij drejt spitalit, por e dashura e tij nuk mundi t’ia dilte, duke ndërruar jetë pak çaste më vonë.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz
You might also like
Comments