Ngjarja e rëndë, gazetari: Drejtori i OSHE vidhte energji elektrike, pasojat e vdekjes së 24 vjecarit duhet të rëndojnë mbi të

224

Gazetari Elio Laze ka publikuar një raport të INSTAT e titulluar ‘Skedë vdekje’ në të cilën shkruhen shkaqet e ndarjes nga jeta të 24 vjecarit Ilir Sharka në Elbasan.
Sipas Lazes kjo ngjarje nuk ka ardhur aksidentalisht, por 24 vjecari ka rënë në konktakt me linjën e energjisë së jashtë ligjshme që drejtori i OSHE kishte për lokalin e tij.
Postimi i plotë:
SKANDALI/ Ja si po perpiqen institucionet qe personin qe vdiq ne lokalin e drejtorit te OSHE ta nxjerrin si vdekje natyrale

Para disa ditesh me konkretisht ne daten 22.05.2018 duke korrur barin ne lokalin qe thuhet se i perket drejtorit te OSHE Elbasan Bukurosh Maçi, gjeti vdekjen shtetasi Ilir Izet Sharka 24 vjec, baba i nje femije te mitur.

Shkaku qe deshmitaret ne vendngjarje konstatuan ishte nje linje korenti, e si pasoje e kontaktit humbi jeten i riu.

Odiseja fillon me dergimin e trupit te pajete te viktimes ne spitalin e Peqinit ku mjeket percaktojne si shkakun e vdekjes nje atak kardiak.

Por protestat e familjareve bene qe trupi i pajete te dergohej ne spitalin e Elbasanit per nje riekspertim, nga i cili u konkludua qe viktima ka humbur jeten si pasoje e nje trompoze akute.

Por familjaret nuk u ndalen me kaq. Kerkuan ndihmen e Institutit te Mjeksise Ligjore ne Tirane. Pas autopsise se kryer rezultoi qe viktima ka humbur jeten si pasoje e kontaktit me rrymen elektrike (dokumenti bashkangjitur).

Ajo qe e ben me te rende situaten eshte fakti qe lokali thuhet se eshte ne pronesi te drejtorit te OSHE Elbasan dhe se kablli ku ra ne korent i riu qe gjeti vdekjen eshte nje lidhje e jashtligjshme energjie ne lokalin e drejtorit te OSHE.

Pra ne kete vend mund te jesh drejtor, te te vdese dikush ne oborrin e prones tende sepse ke bere nje lidhje te jashtligjshme energjie (nderkohe qe te tjeret i kalb burgjeve per nje poç) dhe ta manipulosh ngjarjen sikur ndodhi per shkaqe natyrale.
Pritet reagimi i institucioneve perkatese.

You might also like
Comments