Ngeci në Skoci gjatë pandemisë, çmenduria e studentit 20- vjeçar grek

0
Gjigandi

Një 20- vjeçar student grek ngeci gjatë pandemisë në Skoci teksa ndërmori një çmenduri duke bërë 48 ditë me biçikletë për t’u rikthyer në shtëpi.
Kleon Papadimitriou bëri 2 mijë e 751 milje nga Skocia deri në Athinë pasi fluturimet u ndalën dhe thotë se kur u nis në fillim nuk e dinte nëse do ia dilte të mbërrinte ne shtëpi.
Ai është në vitin e tretë të Universitetit në Abeerden dhe në fund të marsit prenotoi 3 fluturime port ë gjitha iu anuluan prej masave të marra nga shtetet për të mbyllur kufijtë.
Më 10 maj ai filloi udhëtimin teksa familja e tij i vendosi kusht që ai ta bënte këtë gjë vetëm nëse kishte një aplikacion që familjarët ta dinin se ku ndodhej.
Ai tashmë ka lënë Athinën për një punë verore dhe thotë se është në kërkim të një tjetër aventure të madhe duke reflektuar tek ajo 6- javore me biçikletë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu