Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet i riu në Durrës

0
Gjigandi

Një 27-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar një vajzë të mitur.

Shtetasi me iniciale J.B., akuzohet për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasin J. B., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme në lidhje me rastin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu