Nga vjedhje parash, dhunë në familje, deri tek aksidenti, arrestohen 7 persona nga policia Tiranës

0
Gjigandi

Në prangat e Policisë së Tiranës kanë rënë 7 persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas burimeve të unifromave blu mësohet se këto shtetas akuzohen për vepra penale si “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”, mashtrim dhe vjedhje euro dhe dollarë në sasi të konsiderueshme e dgjendje deri tek drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe aksidentimin e një fëmije të moshës 7 vjecare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policise Tirane:

RonaTyra

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Arrestohen në flagrancë dhe 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin H. B., 54 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”.

Nga seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit kosovar L. GJ., 31 vjeç, sepse dyshohet që me anë të mashtrimit i ka përvetësuar shumën prej 6500 eurosh, shtetasit S. E.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases F. B., 22 vjeçe, pasi në Marqinet, ka vjedhur shumën prej 6400 dollarësh amerikan, në banesën e vjehrrit të saj.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. GJ., 32 vjeç, pasi në aksin rrugor Rinas – Qafë Kashar, në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, dyshohet se ka vjedhur hekurat mbrojtës dhe barrierat e rrugës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•M. O., 34 vjeç, pasi në rrugën “Shefqet Musaraj”, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 7 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

•D. T. dhe M. D., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

•A. Rr., 44 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.15 mg/l ;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu