Nga plagosja e oficerit në Shqipëri te vjedhjet seriale në Francë, burg për shqiptarin: Shkoi të …

0
Nga plagosja e oficerit në Shqipëri te vjedhjet seriale në Francë, burg për shqiptarin: Shkoi të …
Gjigandi

Gjykata e Apelit në Caen ka konfirmuar dënimin me katër vite burg për shqiptarin Xhemal Uka të akuzuar për një seri vjedhjesh të kryera nga fundi i dhjetorit 2020 deri në fillim të janarit 2021 në rreth njëzet qytete.

Ky i fundit ishte dënuar në dhjetor 2021 nga Gjykata Penale e Caen-it, së bashku me një tjetër shqiptar, ky i fundit i arratisur. Uka kishte mbërritur në Francë në “Nëntor ose Dhjetor 2020” dhe kishte aplikuar për azil sepse “ka frikë për jetën e tij në Shqipëri”. Gjykatësi vuri në dukje se vjedhjet e tyre kryheshin kryesisht në orët e vona të pasdites ose herët në mbrëmje, në shtëpi që ishin të pabanuara.

Dëmi total prej 94,000 €

Janë vjedhur bizhuteri, ora, elektroshtëpiake që arrijnë në total një dëm prej 94,000 euro. I pandehuri akuzohej se kishte shkuar në një dyqan në Paris për të rishitur florinjtë. Transaksioni nuk ishte finalizuar sepse ai nuk kishte një kartë identiteti për të paraqitur.

Kujtojmë se i riu është burgosur në Shqipëri pasi ka goditur me thikë një polic në dhjetor të 2015-ës. Që atëherë, ai është shprehur se ka pasur frikë nga familja e efektivit. “Hakmarrja në Shqipëri nuk është trillim. Frika e tij është reale dhe e justifikuar”, ka thënë avokati i tij.

RonaTyra

Si ndodhi plagosja e efektivit?

Sami Gjyzeli, 56 vjeç, efektiv i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, sipas uniformave blu, në vitin 2015 është goditur me thikë në bark. Gjyzeli, sipas mjekëve, atëherë humbi sasi të madhe gjaku, por fatmirësisht nuk i ishin prekur organet jetësore. Dëshmitarë  thanë për policinë se autori i plagosjes, Uka u përfshi në një debat verbal me pronarin e një agjencie udhëtimi, e cila ndodhet poshtë Urës së Dajlanit në hyrje të portit detar. Pikërisht, në momentet që debati po degradonte deri në dhunë fizike, mes pronarit të agjencisë dhe Ukës ka ndërhyrë efektivi i policisë Sami Gjyzeli. Në debat e sipër ai mbeti i plagosur por që i shpëtoi vdekjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu