Nga Londra në Nju Jork për 3 orë?! Supersoniku gati për fluturim në 2021

0
Gjigandi

Mbi 50 vjet pasi Concorde u ngrit për herë të parë në qiell, një avion krejtësisht i ri supersonik po përgatitet të bëjë të njëjtën gjë. Start up-i me bazë në Denver, Boom Supersonic njoftoi se do të nxjerrë XB-1, një prototip i parë i avionit të tij të ardhshëm komercial supersonik Overture, i cili mund të udhëtojë nga Londra në Nju Jork për 3 orë.

Fluturimet e provës nisin në 2021. Lëvizja do të ndihmojë t`i hapet rruga fluturimeve të para komerciale supersonike që prej kohës kur avioni legjendar Concorde u ngrit pwr herw tw fundit nga pista në 2003.”XB-1 është hapi i parë për të rikthyer udhëtimin supersonik në botë,” tha Blake Scholl, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i CEO i Boom Supersonic.
“Fluturimet me dyfishin e shpejtësisë do të thonë se ne mund të udhëtojmë më shpejt dhe më larg, duke afruar më shumë njerëzit dhe kulturat”, shtoi ai. Sipas Scholl, qëllimi i XB-1 është të demonstrojë dhe testojë “teknologjitë kryesore” për Overture, siç është ndërtimi i avancuar i fibrave të karbonit dhe aerodinamika me efikasitet të lartë kompjuterik.
Kompania publikoi gjithashtu imazhe të avionit eksperimental, të përshkruar si “si avioni më i shpejtë privat i ndërtuar ndonjëherë në histori”, ndërsa konsiderohet i sigurtë për ambjentin dhe “ekonomikisht i qëndrueshëm”.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu