Neymar, zhvlerësim rekord si futbollist që prej largimit nga Barcelona

0
Neymar, zhvlerësim rekord si futbollist që prej largimit nga Barcelona
Gjigandi

Shumë thashetheme në merkato rreth të ardhmes së yllit brazilian, Neymar. U fol për gatishmërinë e PSG-së për ta shitur atë në verë, por edhe për zgjedhjen e lojtarit për të respektuar kontratën e tij, e cila në fakt parashikon edhe tri sezone të tjera në kryeqytetin francez.

Megjithatë, thashethemet për “O’Ney” duket se nuk po shuhen, prandaj katalanasja “Sport’ ka vendosur të analizojë, ndoshta edhe me një qasje keqdashjeje, duke pasur parasysh afërsinë me Barcelonën, se si ka evoluar vlera e sulmuesit që nga lamtumira e tij nga klubi blaugrana në vitin 2017.

Mediat iberike në fakt kanë dashur të nënvizojnë superzhvlerësimin e çmimit të Neymar që nga momenti i shitjes së tij nga Barcelona te Paris Saint-Germain. I shitur për 222 milionë euro te klubi parizien, vlera e brazilianit ka rënë gradualisht, duke arritur tashmë në “vetëm” 90 milionë euro.

Në sezonin e tretë te PSG, vlera e tij ra në 180 milionë, më pas në 160, në dhjetor 2019. Në prill 2021 shkoi në 110 milionë, në qershor në 100 dhe nga dhjetori i vitit të kaluar çmimi ra më tej në rreth 90 milionë, një shifër për të cilën klubi francez ndoshta do të ishte gati ta shiste.

Një zhvlerësim i rëndësishëm që tregon, sipas “Sport”, se në moshën 30-vjeçare, karriera e Neymar nuk ishte ajo që mund të pritej.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu