Nesër këngëtarët protestojnë kundër anulimit të dasmave

0
Gjigandi

Masat e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e mbajtjes së dasmave dhe eventeve të tjera familjare, si masë preventive për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit, kanë ndikuar në të gjithë “industrinë” e dasmave, duke përfshirë këngëtarët, sallonet e bukurisë e restorantet ku organizohen këto evente.

Për të kundërshtuar këtë vendim të qeverisë, estrada ka paralajmëruar protestë këtë të hënë në ora 11:00.

I pari që inicoi organizimin e kësaj proteste ishte këngëtari Labinot Tahiri.

Ai përmes një postimi në Facebook kritikoi qeverinë për “diskriminimin” që ua ka bërë, duke ua “mohuar” bukën e gojës.

“Të dashur qytetarë dhe kolegë, secili prej nesh ka të drejtë me reagu kur dikush ua mohon bukën e gojës femijëve tanë, pa marrë parasysh se kush je ti, apo jam unë! Të dashur kolegë, ju më nuk punoni qe 4 muaj, derisa Viva, Elkosa, ndërtimtari e biznese te tjera se kanë ndalë asnjë moment punën…Derisa në tubime e mbledhje, në parlament e qeveri mblidhen, edhe ashtu si gjen asgjë ata se kanë mbrojtje në të 4 anët, as VIRUSI SI KAP, atëherë as ne nuk përbëjmë rrezik! “, thuhet në apelin e Tahirit.

RonaTyra

Thirrjes së Tahirit i janë përgjigjur edhe kolegët e tij këngëtarë. Vetëm pak kohë pas thirrjes publike të Labit, pjesëmarrjen në protestën e së hënës e konfirmuan Edona Llalloshi, Milot Llalloshi dhe Afrim Muçiqi.

Madje, Muçiqi kërkoi nga qeveria t’ua lejojë këngëtarëve mbajtjen e dasmave në restorante, në të kundërtën, paralajmëroi se ato do të mbahen në sheshe.

“Na lejoni t’i mbajmë dasmat në restorante ose do t’i mbajmë në sheshe”.

Kurse, Edona dhe Milot Llalloshi e kanë shpërndarë në Instastory deklaratën e Muçiqit, duke ia bashkëngjitur konfirmimin: “Edhe unë do të jem aty, edhe të tjerët do të ishte mirë të dalin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu