Nënë e bijë i dhanë fund jetës/ Gazetari tregon detajin tronditës: Edhe babai i tyre…

0
Gjigandi

Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel po diskutohet rreth ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme ku në një banesë në zonën e Kombinatit u gjetën të vetëflijuara nënë e bijë të cilat besohet se predikonin sektin fetar “Dëshmitarët e Jehovait”.

Duke folur rreth kësaj ngjarje gazetari Bledi Mane dha një tjetër detaj tronditës duke thënë se edhe babai i vajzave i kishte dhënë fund jetë disa kohë më parë duke u vetëflijuar.
Ndërkohë besohet se pas kësaj ngjarje familja të ketë pësuar gjendje të rënduar psikologjike. Besimtare të sekti fetar “Dëshmitarët e Jehovait”, nëna Zhaneta Josifi  dhe vajzat Anisa e Blerta besonin se vetëvrasja do të mund t’u sillte një jetë të dytë, më të mirë.
Vajza 30-vjeçare, Anisa u gjend gjysmë e dekompozuar dhe sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore dyshohet se trupi i saj mund të ketë qëndruar mbi 6 muaj i pajetë brenda në banesë.
Ndërkohë përsa i takon të ëmës, Zhanetës dyshohet se ajo ka ndërruar jetë 2-3 ditët e fundit, qe nga momenti që të afërmit e saj s’kanë pasur dot mundësi kontakti. Top Channel mëson se Zhaneta dhe Blerta e lyenin trupin e pajetë të Anisës me vaj dhe uthull, por edhe me solucione të tjera.
Mjekësia ligjore po ashtu ka dërguar për të bërë ekspertimin e lëndëve që janë përdorur në trupin e Anisës. Mbrëmjen e djeshme, në një komunikatë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës tha se trupi i pajetë ka qenë i mbuluar me batanije dhe jorgan.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu