Këngëtari i mirënjohur, Shpat Kasapi sot po feston ditëlindjen e 35-të.
Ai së bashku me të ëmën ishin të ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ ku treguan se si po e kalojnë këtë periudhë të izolimit.
Por në një moment e ëma e këngëtarit e futi atë në siklet të madh kur publikisht i kërkoi të gjejë një nuse.
“Kam një dëshirë, që Shpati vitet e ardhshme të dal në emisionet e juaja me një nuse, dëshiroj një nuse” tha nëna e Shpatit.
Ndërsa këngëtari në siklet u përgjigj duke thënë “Shohim nuk kemi diçka konkret”.
Kujtojmë që Shpati ka kohë që nuk ka sjellur një projekt të ri muzikor.