Nën kërcënimin me pistoletë lodër, tentoi të grabiste para në recepsionin e spitalit në Gjirokastër

0
Nën kërcënimin me pistoletë lodër, tentoi të grabiste para në recepsionin e spitalit në Gjirokastër
Gjigandi

Një 34-vjeçar u prangos nga policia në Gjirokastër pasi tentoi t’i vidhte një shumë parash recepsionistes së spitalit rajonal , nën kërcënimin e një pistolete lodër.

Të riut me inicialet A. R., 34 vjeç, banues në Gjirokastër iu gjet dhe iu sekuestrua pistoleta lodër.

Ai nuk ka arritur dot të realizojë vjedhjen edhe për shkak të pranisë së personave të tjerë në hollin e spitalit, por ka shkaktuar tension dhe frikë mes personelit dhe vizitorëve. Ndalimi i tij u krye prej forcave “Shqiponja” vetëm pak minuta pas ngjarjes.

“Tentoi të vidhte një shumë parash në recepsionin e spitalit, falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, vihet në pranga 34-vjeçari. Pas marrjes së njoftimit se në ambientet e spitalit rajonal në Gjirokastër, një shtetas po tentonte ti vidhte një shumë parash recepsionistes, nën kërcënimin e një sendi të fortë, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcën “Shqiponja”, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes profesionale dhe të menjëhershme kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit A. R., 34 vjeç, banues në Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e Policisë

Sipas Policisë, gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një send plastik (pistoletë lodër).

RonaTyra

“Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. R., për veprën penale  “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia. /tch/

Për të parë videon klikoni KËTU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu