Negociatat për anëtarësimin në BE/ Meta: Do të sillni sigurinë dhe paqen në rajon

0
Negociatat për anëtarësimin në BE/ Meta: Do të sillni sigurinë dhe paqen në rajon
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit, Zijad Bećirović.

Meta zbulon se u diskutua për situatën e luftës në Ukrainë si dhe ndikimin e saj në rajon edhe më gjerë.

Gjithashtu, Meta ka theksuar se çelja e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën dhe anëtarësimi i saj në NATO dhe BE, do të sillte kontribute konkrete dhe tepër pozitive për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

“Takimet me Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), z.Zijad Bećirović çdoherë janë të këndshme dhe interesante.

Zhvilluam një bisedë të hapur lidhur me situatën e luftës në Ukrainë dhe ndikimin e saj në rajonin tonë dhe më gjerë në Europë dhe në botë.

RonaTyra

Gjatë bisedës theksova se çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën dhe anëtarësimi i saj në NATO dhe BE, do të sillte kontribute konkrete dhe tepër pozitive për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe për prosperitetin e qytetarëve tanë.

Gjithashtu theksova se respektimi i aspiratave të popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës për anëtarësimin në NATO dhe në BE është legjitime dhe i shërben maksimalisht paqes, stabilitetit dhe sigurisë jo vetem në rajonin tonë, por edhe më gjerë”

, shkruan Meta

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu