Në shtëpinë e Rezarta Shkurtës festat vijnë më shpejt se kudo, familja dekoron pemën e vitit të ri

0
Gjigandi

Edhe pse është akoma herët, duket se në shtëpinë e Rezarta Shkurtës festat e fundvitit kanë mbërritur.

Atmosfera e festave është shumë e dëshiruar nga të gjithë dhe duket se Hera e vogël nuk ka duruar dot më.

Ajo i ka kërkuar prindërve të dekorojnë pemën dhe ata nuk kanë mundur mos t’ja plotësojnë dëshirën.

“Mbrëmja e djeshme në familjen tonë u mbyll kështu. Bebja jonë Hera, e ka vitin e ri kur të dojë, mami dhe babi nuk ja prish. Gjithashtu mbrëmë shprehëm dhe dëshirat, kuptohet unë dhe Ermali ju lutëm Babagjyshit që viti i ri të na gjejë me disa kilogramë më pak. Ishalla këtë herë i merr në konsideratë lutjet tona”, shkruan Rezarta bashkangjitur videos, ku shfaqen të tre pranë pemës. Me këtë postim, Rezarta na solli pak nga atmosfera të gjithëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu