Ishte viti 2012 dhe Anglia po përballje me Italinë në kuadër të Kampionatit Evropian.
Në atë kohë, Tre Luanët ishin duke u udhëhequr nga Roy Hodgson, derisa kishin shkuar në gjuajtjen e penalltive në Olympic Stadium në Kiev.
Aty, Joe Hart kishte mundësinë që të bëhej hero i ekipit kombëtar, mirëpo e gjitha shkoi për të keq.
Por, spektaklin e tepërt të krijuar nga portieri anglez, Andrea Pirlo i dha fund në ekzekutimin e penalltisë në stilin panenka, derisa italianët fituan 4-2.
Hart kishte filluar ta provokonte mesfushorin me gjestet e tij, ndërsa ish-anëtari i Milanit dhe Juventusi dukej shumë i qetë.
Kur anglezi mendoi se do të ishte një goditje e fuqishme, Prilo e turpëroi atë duke lëshuar topin në stilin panenka, për ta mposhtur lehtësisht.