Në kërkim për kultivim droge, policia prangos dy shkodranë

0
Gjigandi

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet L. N., 25 vjeç dhe D. N., 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Mazrek, që ishin shpallur në kërkim.

Kapja dhe ndalimi i tyre u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu